Kupa e Italisë, sonte Inter-Napoli

Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Napolit.

Kjo fazë e Kupës italiane zhvillohet me dy ndeshje dhe kualifikimi për në finale caktohet pas 180 minutave lojë. Interi për këtë ndeshje nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e portierit Handanoviq, ndërsa lajm i mirë për Konten është rikthimi i Lautaro Martinezit, i cili pritet të nis nga fillimi.

Ndërkohë nga radhët e Napolit, do të mungojë Elseid Hysaj, i cili është skualifikuar, ndërsa në dispozicionin e Gatusos do të jetë edhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas.

Takimi Interi-Napoli luhet sonte nga ora 20:45./Sportmania.al 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close