Akademia Pandevi-Shkëndija, luhet një orë më herët

Fundjava sjell ndeshjet e para të gjysmësezonit pranveror në elitën e futbollit vendor.

Xhiroja e 19-të hapet me takimin Vardari-Makedonija Gjorçe Petrovi që do të zhvillohet të shtunën, ndërsa katër përballjet tjera luhen të dielën. Ndërkohë në takimin më interesant të së dielës ndërmjet Akademia Pandevit dhe Shkëndijës do të ketë ndryshime në termin për shkak transmetimit direkt.

Për dallim nga takimet tjera që do të luhen nga ora 14:00, fituesi i Kupës dhe kampionët në fuqi do të përballen nga ora 13:00 në stadiumin e Strumicës./Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close