Boks cilësor me 12 ndeshje të boksit profesionist, performim të yjeve të këtij sporti, mes të cilëve Senad Gashi sërish vjen në Tetovë, kampionia e botës në konkurencë të femrave, Elif Nur Turhan nga Turqia, shqiptarët Lulzim Ismaili, Ali Azemi, Benjamin Imeri e Jasin Lama, ndërsa do të performojë edhe reperi me famë botërore, Manuelson si dhe tetovari, Illmill.

Këto janë vetëm disa nga protagonistët e mbrëmjes së boksit që do presë Tetova, një organizim tashmë i dëshmuar vite me rradhë.
Boxclub Shkëndija No Limit me Halim Abazin dhe No Limit Boxing nga Leverkuzeni me Bekim Hoxhaj ju premtojnë spektakël në edicionin e rradhës të “Night of the Champions” që do të mbahet më datë 29 korrik të vitit 2023, në sheshin Iliria në qendër të Tetovës duke nisur nga ora 18:00.






