Nga Rio de Janeiro në Çair, njihuni me përforcimin e ri të Shkupit 

Një fantazist brazilian do të udhëheqë mesfushën dhe sulmin e Shkupit në sezonin e ri. Dudu Sampoio, vetëm 24 vjeç i lindur në qytetin e Rio de Janeiros, vjen në Çair për të firmosur me Shkupin kontratë dy vjeçare. 

“Dua të falënderoj stafin për mundësinë që të vijë në këtë klub. Jam mjaft i motivuar, kam ardhur këtu që të jap më të mirën që të ndihmoj ekipin dhe të arrijmë qëllimet tona për këtë sezon”, ka thënë braziliani.

24 vjeçari karrierën e ka nisur nga skuadrat më të famshme të Amerikës Latine, Vasko da Gama.  Ai ndër vite ka luajtur në Brazil me ekipe si Paraná Clube, Figueirense dhe Clube de Regatas, që më pas të nisë edhe rrugëtimin në Evropë, duke u angazhuar në kampionatin rumun, te ekipi i FC Buzau.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close