Shkëndija nën-kampione e sezonit në volejboll

Shkëndija e Tetovës është nën-kampione e këtij sezoni në elitën e volejbollit vendor. Tetovarët nuk arritën që në fazën e plej of-it të fitojnë përballë Strumicës, me këta të fundit që në tri ndeshje direkte me Shkëndijën ishin më të mirë dhe me meritë morën titullin e kampionit.

Për Shkëndijën ky është një sukses i madh i arritur në këtë sezon, me vet faktin që arritën të kualifikohen në fazën e plej of-it, ndërsa nga tabori kuqezi paralajmërojnë se sezonin e ardhshëm të sjellin trofeun në Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close