Futbollistët e Sileksit kanë fituar titullin kampion në Ligën e dytë-Perëndim. Ata mposhtën Teteksin me rezultat 2-0 dhe dy javë para përfundimit të kampionatit siguruan vendin e parë.

Sileksi vetëm pas një viti pauze rikthehen në elitën e futbollit vendor.
Sileksi është në vendin e parë me 65 pikë, dhjetë më shumë se e dyta Voska Sport.

