Rrahje spektakolare në SHBA, në fund fiton hokejisti shqiptarë te Montreali

Hokejisti shqiptar Arbër Xhekaj (Montreal) ka pasur një rrahje spektakolare me Matt Rempe (NY Rangers), në ndeshjen e ligës NHL të hokejit mbi akull.

Dy hokejistët janë gjigantë, ndërsa hoqën dorezat dhe nisën rrahjen tipike të hokejit mbi akull. U shkëmbyen disa goditje para se Xhekaj të rrëzonte kundërshtarin në akull dhe të festonte fitoren derisa tifozëria brohoriste. 

“Kur i shoh shokët e skuadrës duke rrahur akullin me shkopa për të më uruar dhe dëgjoj turmën duke brohoritur, i them vetes se nuk e kam bërë për asgjë dhe se kam ndihmuar ekipin tim. Këto janë momentet e mia të preferuara në zënkë,” tha Xhekaj pas ndeshjes. 

Skuadra e shqiptarit ishte duke humbur në momentin e rrahjes, por më pas ndryshoi rrjedha dhe fitoi në fund.

“Unë po kërceja, isha shumë i entuziazmuar. Ajo që ndodhi na dha momentin”, ka thënë Juraj Slavkosky, bashkëlojtar i Xhekajt., ka shtuar ai./Koha.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close