Zyrtare, Vitor Reis firmos me Man. Sitin deri në vitin 2029

Klubi anglez, Man. Siti ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e qendërmbrojtësit Vitor Reis nga Palmeiras. “Qytetarët” kanë zyrtarizuar brenda 48 orëve edhe transferimin e dytë në afatin kalimtar të dimrit.

Pas transferimit të Abdukodir Khusanov nga Lensi, Man. Siti ka konfirmuar edhe transferimin e Reis nga Palmeiras. Është vet faqja zyrtare e kampionit të Ligës Premier që ka konfirmuar nënshkrimin me 19-vjeçarin, i cili thuhet t’i ketë kushtuar 35 milionë euro.

“Man. Siti është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Vitor Reis nga Palmeiras. Reprezentuesi i ri brazilian 19-vjeçar transferohet në “Etihad Stadium” me një marrëveshje katërvjeçare e gjysmë, duke e mbajtur atë në Siti deri në verën e vitit 2029”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close