Operacioni kaloi me sukses, rikthimi i rëndësishëm te Ferrari

Fundjava e tretë e Kampionatit Botëror të Formula 1 është planifikuar për datat 22 deri në 24 Mars. Gara e radhës do të jetë ajo e “Albert Park” në Melburn. Te Ferrari janë të sigurt se do të rikuperojnë në krahasim me startin e sezonit. Karlos Sainz humbi garën në cirkuitin e Arabia Saudite për shkak të një operacioni. Spanjolli u zëvendësua nga piloti i tretë i të kuqve, Oliver Bearman. i cili, megjithëse me pak përvojë, mundi të kalonte vijën e finishit në vendin e shtatë në Arabi, duke sjellë pikë për skuderinë italiane. Sipas mediave iberike, Sainz e ka kaluar situatën delikate ku ishte dhe është i gatshëm të rikthehet në pistë. Madje, siç bëjnë me dije të njëjtat burime, 29-vjeçari ka planifikuar mbërritjen më herët se të tjerët në kontinentin e largët, me qëllimin për t’u përshtatur më mirë atje, dhe gjithashtu për të testuar gjendjen e tij fizike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close