Muriqi fiton derbin me Uzunin, Mallorca “fundos” Granadën

Mallorca mposhti 1-0 Granadën, duke siguruar tri pikë të arta për objektivin mbijetesë. Pjesa e parë ishte e vakët në raste, ndërkohë që 45 minuta e dyta ishin më të bukura.

Vendasit iu afruan golit në disa raste, por portieri i Granadës ishte në një ditë të shkëlqyer. Gjithsesi, Augusto Batalla u thye në pesë minuta përpara fundit.

Antonio Raillo realizoi me kokë, duke ndezur festën në stadium. Dhe Mallorca tashmë numëron 30 pikë, duke qenë përkohësisht 8 pikë mbi zonën e ftohtë.

Granada e Uzunit (u ndal nga Rajkovic në pjesën e dytë) mbetet në vendin e parafundit. Duke qenë 10 pikë larg mbijetesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close