Sot në fshatin Luboten të Shkupit u zhvillua manifestim kulturor-sportiv në mundje tradicionale, që në popull njihet si sport i pelivanëve.

Ky event grumbulloi shumë mundës nga vende të ndryshme të Maqedonisë së Veriut.
Ky sport tradicional ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët, pasi që përveç vlerave sportive e karakterit garues, është i pasur edhe me vlera etnokulturore që lidhen njëkohësisht edhe me traditën popullore të shqiptarëve.
Organizatorët pretendojnë që ky manifestim në fshatin Lubuten të bëhet tradicional.


