Polakja Swiatek triumfon në konkurencë të femrave në US Open 

Tenistja polake Iga Swiatek fitoi kundër tenistes tuniziane Ons Jabeur dhe u bë kampione në finalen për femra teke në turneun e tenisit US Open, transmeton AA.

Në finalen për femra në ndeshje teke të turneut të tenisit US Open i cili është grand slami i fundit i sezonit, tenistja polake Iga Swiatek u përball me tunizianen Ons Jabeur.

Në finalen për femra teke të turneut grand slam që vazhdon në qytetin New York të SHBA-së, tenistja polake 21-vjeçare Swiatek fitoi kundër tenistes 28-vjeçare Jabeur, në setin e parë me rezultatin 6-2 dhe në setin e dytë me rezultatin 7-6 duke u bërë kampione në kategorinë teke për femra të turneut të tenisit US Open.

Jabeur u regjistrua si tenistja e parë me prejardhje arabe dhe afrikane që ngjitet në finalen teke të femrave në SHBA.

Fituesja e finales teke për femra Swiatek fitoi një çmim prej 2.5 milionë dollarë ndërsa Jabeur që u rendit e dyta fitoi një çmim prej 1 milion e 250 mijë dollarë.

Kampionia e botës Swiatek u ngjit në finalen e US Open duke fituar kundër bjelloruses Aryna Sabalenka me rezultatin 2-1 në sete 3-6, 6-1 dhe 6-4.

Ndërsa Jabeur arriti në finale duke fituar 2-0 në sete 6-1 dhe 6-3 kundër francezes Caroline Garcia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close