Lëndohet Alcaraz, tërhiqet nga Madrid Masters ngre shqetësime për Roland Garros 

Carlos Alcaraz është tërhequr nga turneu i tenisit, Madrid Masters.

Tenisti spanjoll ka pësuar një lëndim, derisa pjesmarrja në Roland Garos për të mbrojtur titullin tashmë është në dyshim.

“Ka lajme që janë tepër të vështira për t’u ndarë. Madridi është shtëpia, një nga vendet më të veçanta në kalendar për mua, dhe kjo është arsyeja pse më dhemb kaq shumë që nuk mund të luaj këtu për të dytin vit radhazi.

Më dhemb veçanërisht të mos jem në gjendje të jem atje para popullit tim, në një turne kaq të veçantë.”, ka shkruar Alcaraz në Twitter.

French Open, të cilin Alcaraz e fitoi dy herë radhazi në vitet 2024 dhe 2025, fillon më 18 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close