“Nata e Kampionëve”, fitojnë Gashi, Lama e Ismaili

Eventi i boksit “Nata e Kampionëve” e organizuar nga Shkëndija No Limit në Tetovë edhe këtë vit ka dhuruar spaktakël për të gjithë dashamirët e këtij sporti.  Nga 11 lufta profesionale që u zhvilluan në këtë event, kryesorja ishte ajo e Senad Gashit ndaj boksierit nga Gjeorgjia, David Gogishvili. Boksieri shqiptar nuk pati shumë vështirësi, duke e mundur që në raundin e parë gjeorgjianin, pasi brenda shumë pak sekondave e rrëzoi dy herë në tapet. Ndërkohë, boksieri shqiptar nga Shkupi, Jasin Lama ka debutuar në boksin profesionist dhe e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në këtë drejtim. Ai në meçin debutues në Tetovë, mundi boksierin nga Bullgaria Samuil Dimitrov me nokaut që në raundin e dytë. Në këtë spektakël triumfoi edhe boksieri tetovar, Lulzim Ismaili që fitoi duelin me hungarezin, Roland Hama. Kujtojmë se ky ishte edicioni i 7-të i eventit “Nata e Kampionëve” që u zhvillua në Tetovë, ndërsa organizatorët vlerësuan me mirënjohje edhe mysafirët special që ishin të pranishëm në këtë mbrëmje, duke premtuar se ky event do të vazhdojë të organizohet edhe viteve në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close