Notingham Forest vazhdon të jetë shumë aktiv në merkato. Klubi 157-vjeçar ka prezantuar afrimin e fundit dhe ai është mesfushori belg, Orel Mangala. Drejtuesit e klubit anglez kanë paguar 13 milionë euro te Shtutgarti për kartonin e 24-vjeçarit, me Mangalan që ka firmosur kontratë me klubin anglez deri në vitin 2027. Mesfushori belg është afrimi i 12-të i klubit të famshëm, që po tenton edhe shërbimet e Aleks Morenos nga Real Betis. Anglezët kanë shpenzuar rreth 80 milionë euro deri tani në merkato. Kujtojmë se Notingam Forest që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, u rikthye në Premier Ligë pas 23 viteve.


