Quartararo fiton garën hapëse në Moto GP

Fabio Kuartararo i skuderisë së Jamahas ka fituar garën e parë të sezonit në Moto GP që u zhvillua sot për Çmimin e Madh të Spanjës. Kuartararo e mbylli i pari garën, duke lënë pas vetes Meverik Vinales dhe Andrea Dovizioson. Sezoni nuk ka nisur mirë për kampionin në fuqi, Mark Markezin, i cili në xhiron e pestë doli nga pista, pas një lëshimi të vogël, ndërsa në vijim u mundua të rikthehej, por përsëri u përplas, duke dalur përfundimisht nga gara. Gjithashtu kjo garë nuk eci mirë as për ikonën Valentino Rosi, i cili u tërhoq pas 19 xhirove.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close