Piloti i skuadrës së Red Bull, Max Verstappen, ka pësuar një aksident të papritur në xhirot përgatitore para garës së Hungarisë, shkruan lajmi.net.

Holandezi humbi kontrollën e makinës së tij për t’u përplasur në rrethojat e pistës, ku si pasojë ka dëmtuar krahun e përparmë të makinës së tij.
Ky start është i tmerrshëm për pilotin e Aston Martin Red Bull.
Kujtojmë se Max Verstappen do të nisej nga pozita e shtatë në Grand Prix të Hungarisë. /Lajmi.net/

