Futsall Shkupi e ka mbyllur aventurën për këtë edicion në Ligën e Kampioneve. Përfaqësuesit e vendit në “Majn Rund”, humbën edhe ndeshjen e tretë, duke u mundur me rezultat 0:3 nga kampionët e Çekisë, Krudim. Golat për këta të fundit i realizuan Capinja, Torres dhe Dosha. Kjo ishte disfata e tretë nga tre ndeshje të zhvilluara në grupin 8 të turneut në Ligën e Kampioneve, me Futsall Shkupin që nuk arriti të merr asnjë fitore në këtë edicion, duke e mbyllur aventurën e fundit në grup. Shkupi në ndeshjen e parë u mund 9:2 nga Diferdanxhi, ndërsa në kuadër të xhiros së dytë pësuan disfata 4:0 nga sllovakët e Luçenecit. Kualifikim për në mesin e 16 skuadrave më të mira të futsallit në Ligën e Kampioneve për këtë edicion mori skuadra çeke Krudim, e cila përfundoi e para në grup me 7 pikë të tubuara.


