Jeton Beqiri komenton debutimin me Gabala: “Kemi ardhur për ta përmirësuar skuadrën”

Trajneri shqiptar Jeton Beqiri e ka nisur me humbje aventurën e tij te Gabala në Azerbajxhan. Pas disfatës 1:4 ndaj Sumqayit, Beqiri ka komentuar paraqitjen e skuadrës, duke theksuar se golat e pësuar në fillim e vështirësuan rikthimin në lojë.

“Pësuam gola të hershëm dhe është shumë zhgënjyese që rezultati përfundoi kështu. Pas golave të pësuar në fillim, ishte e vështirë që skuadra të rikuperohej. Kur rezultati ishte 0:2, arritëm të reagonim dhe të shënonim një gol, por në vend që ta barazonim rezultatin, pësuam edhe golin e tretë”, deklaroi Beqiri.

Ai shtoi se i ka analizuar edhe ndeshjet e mëparshme të Gabala-s, ku ka vërejtur probleme të ngjashme në mbrojtje.

“Kam parë edhe ndeshjet e mëparshme dhe edhe atëherë skuadra pësonte gola shumë lehtë. Por, kemi ardhur këtu për ta përmirësuar skuadrën dhe për t’i eliminuar gabimet aty ku i kemi”, përfundoi trajneri tetovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close