Xhiroja e 13-të në elitë, derbi në “Gjorçe Petrov”

Mesdita e kësaj të diele do të sjell ndeshjet e xhiros së 13-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshje interesante pritet të luhet në Gjorçe, aty ku Makedonija do të pret kampionët e vendit, FC Shkupin. Të dyja skuadrat janë në formë të mirë, me Makedonija Gjorçe Petrovin që në dy ndeshjet e fundit ka marrë dy fitore, ndërsa Shkupi në anën tjetër në 3 ndeshjet e fundit ka marrë pikë të plota. Përballja Makedonija Gjorçe Petrovi – Shkupi nis në orën 13:00.

Në të njejtën kohë do të luhen edhe 4 takime tjera. Sileksi pret në shtëpi Shkëndijën e Tetovës, Akademia Pandevi takohet me Rabotniçkin, Struga Trim Lum do t’i mat forcat me Bregallnicën, ndërsa Tikveshi përballet me Pobedën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close