Skuadra e Flamengos ka fituar Kupën e Libertadores, pasi mundi me rezultat 1-0 Atletikon në finale. Sfida e luajtura në Ekuador, është vendosur në 45 minutat e para. Atletiko mbeti me 10 lojtarë në fushë në minutën e 43-të pas kartonit të dytë të verdhë nga Pedro Henrike. Flamengo shfrytëzoi mundësinë dhe në minutën e katërt të kohës shtesë gjeti golin e fitores me ish sulmuesin e Interit, Gabriel Barbosa. Ky i fundit bëhet lojtari i tretë në historinë e Kupës Libertadres që shënon në finalen e madhe në tre sezone të ndryshme. Gjithashtu edhe për Flamengon kjo është hera e tretë që e fiton trofeun e këtij kompeticioni, ndërsa për herë të fundit triumfoi në vitin 2019.


