Tetova sot ishte nikoqire e SharrCup, një ngjarje sportive nën organizim të Komunës së Tetovës, që bashkoi çiklistë nga disa vende të rajonit dhe Evropës, duke e vendosur qytetin dhe Malin Sharr në fokusin e sportit dhe turizmit.

Rreth 80 çiklistë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Greqia, Zvicra dhe Bullgaria morën pjesë në garë, duke i dhënë SharrCup një karakter të veçantë ndërkombëtar.
Përveç aspektit sportiv, eventi synon të promovojë potencialin turistik të Tetovës dhe Malit Sharr, duke shfrytëzuar bukuritë natyrore dhe terrenet malore si një mundësi për zhvillimin e çiklizmit dhe aktiviteteve në natyrë.
SharrCup është një tjetër dëshmi se Tetova ka potencial për të qenë destinacion për organizimin e ngjarjeve sportive ndërkombëtare, të cilat sjellin pjesëmarrës dhe vizitorë nga vende të ndryshme dhe kontribuojnë në promovimin e qytetit dhe turizmit lokal.

