Dyshja shqiptare në parket, Berin Osmani debuton për Maqedoninë e Veriut U19, Besim Rexha pjesë e stafit teknik 

Sportmania njofton se dy shqiptarë ishin pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Balkaniadën për të rinj U19 në volejboll, që po zhvillohet në Banja Llukë (Bosnje & Hercegovinë).

Berin Osmani, talent i ri nga KV Shkëndija, debutoi në ndeshjen e tretë të fazës grupore ndaj Turqisë, duke u inkuadruar në setin e dytë të sfidës. Ai regjistroi 4 pranime dhe 1 sulm të suksesshëm, duke lënë përshtypje pozitive në paraqitjen e tij të parë me fanellën e përfaqësueses U19.

Ndërkohë, pjesë e rëndësishme e shtabit teknik të kombëtares U19 është edhe Besim Rexha, që mban rolin e ndihmës seleksionuesit të parë, përkrah trajnerit Dean Stojanov. Rexha ka dhënë kontribut të çmuar në menaxhimin e skuadrës gjatë turneut.

Reprezentacioni U19 i Maqedonisë së Veriut e nisi turneun me fitore 3-1 ndaj vendësve të Bosnjës, më pas humbi me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Rumanisë dhe u mposht 3-0 në përballjen e fundit ndaj Turqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close