Sportmania mëson se, klubi nga Kumanova ka arritur dakordësi për tre përforcime të rëndësishme që bashkohen menjëherë me skuadrën.

Issa Adekunle
Pozita: Sulmues krahu i majtë
Lindi: 20 dhjetor 1997, Nigeri
Klubi i fundit: Zemplín Michalovce (Slovaki)
Ka luajtur edhe për AS Trenčín, Inter Bratislava dhe Slavoj Trebišov, ku shënoi mbi 10 gola në sezonet 2018–2022.
Flamur Xhelili
Pozita: Sulmues krahu
Ditëlindja: 1999 në Suedi
Karriera: Vjen nga Hulbaek, ka luajtur edhe me klube si Kalmar Akademi, Oskarshamns AIK, Varbergs BoIS dhe Jönköpings Södra.
Mosawer Ahadi
Pozita: Sulmues i djathtë
Lindi: 8 mars 2000, Afganistan
Karriera: Klubi i fundit, JäPS (Finlandë) pas aventurave te Balzan FC (Malta), HIFK dhe EIF .
Së bashku me skuadrën drejt Banskos edhe dy mbrojtës dhe një portier
KF Bashkimi nesër vazhdon përgatitjet në Bansko të Bullgarisë dhe është në proces finalizimi edhe i dy përforcimeve tjera, dy mbrojtës dhe një portier, që do i bashkohen grupit para nisjes së fazës kryesore të përgatitjeve.

