Pep Guardiola refuzon Italinë, kërkon 20 milionë euro në vit

Mediat italiane raportojnë se Pep Guardiola pritet të refuzojë ofertën për të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë.

Sipas “Gazeta dello Sport“, trajneri spanjoll nuk është i bindur të pranojë postin e të kaltërve, pasi kërkon një pagë prej rreth 20 milionë eurosh në vit, dyfish më shumë se oferta që i është bërë nga Federata Italiane e Futbollit.

Përveç aspektit financiar, një tjetër arsye e rëndësishme për vendimin e Guardiolës është dëshira për t’i kushtuar më shumë kohë familjes.

Në këtë mënyrë, mundësia që një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit modern të marrë drejtimin e Italisë duket se po zbehet, me palët që aktualisht janë larg një marrëveshjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close