Karateisti Driton Halimi do të jetë pjesë e garave në Kampionatin Europian të karatesë. Halimi u shpall kampion sot në garat në kuadër të Kampionatit Shtetor dhe Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut për kualifikime në eventin e madh të Europës, duke fituar tre kundërshtarë me rezultat bindës dhe me këtë mori biletën për të qenë pjesë e Europianit.

Kampionatin Europian i karatesë do të mbahet në Pragë të Republikës Çeke.

