Shkëndija ngec në Shtip, Renova humb në fund nga Akademia Pandevi

Me tri ndeshjet e zhvilluara sot është mbyllur edhe xhiroja e 28-të në elitën e futbollit vendor. Kampionët në fuqi, Shkëndija sërish kanë ngecur, duke u ndalur kësaj radhe nga Bregallnica në Shtip me barazim pa gola. Ndërkohë Renova është mposhtur në minutat e fundit me një supergol nga Martinaga për fitore minimale 0:1 për Akademia Pandevin. Ndeshja tjetër ndërmjet Skopjes dhe Tikveshit, ju takoi këtyre të fundit që triumfuan me shifrat 2:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close