Djali i Michael Schumacher përjashtohet nga Formula 1 

Pas një sezoni të dobët, Mick Schumacher, djali i legjendës së F1, Michael Schumacher do të largohet nga gara më e madhe e automobilave. Pilotit gjerman nuk do t’i vazhdohet kontrata te Haas.

Nico Hulkenberg do të jetë zëvëndësues i tij tek skuderia amerikane.

Mick Schumacher ishte i informuar në Brazil për daljen e tij nga Formula 1 si pilot i rregullt. Marrëveshja do të shpallet të mërkurën.

Mick Schumacher, nga ana tjetër, do të drejtojë garën e tij të fundit për momentin, ashtu si Sebastian Vettel, në Abu Dhabi fundjavën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close