Pallati ‘Elysée’ u ka thënë disa mediave se Presidenti i Republikës, Emmanuel Macron, do të shkojë në Katar, vetëm nëse ‘Blutë’ e Francës arrijnë në gjysmëfinale të Kupës së Botës (20 nëntor – 18 dhjetor).

Ky është edhe një kusht i vendosur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noël Le Graët, në mënyrë që trajneri trengjyrësh, Didier Deschamps, të ketë kontroll mbi të ardhmen e tij dhe të ruajë vazhdimësinë në krye të ‘Bluve’.

