Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit në xhudo. Distria në çerekfinale të kategorisë deri 52 kg e mposhti xhudisten nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Khoorlodoi Bishrelt.

Bishrelt mori tri dënime. Distria në gjysmëfinale takohet me japonezen Kisumi Omori.
Nora Gjakova u ndal në çerekfinale të kategorisë deri 57 kg nga francezja Sarah Cysique. Cysique realizoi uazari.
Gjakova do ta kërkojë të bronztën nëpërmjet repechagut. E Flaka Loxha u ndal në rrethin e tretë të kategorisë deri 57 kg.
Ajo u diskualifikua në përballen me serben Marica Perisiq. Gjyqtarët vlerësuan të parregullt një lëvizje të saj.

