Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi me shumë gjasa mund të mbetet pa paraqitje në Europë në vazhdim të sezonit.

Kështu së paku paralajmërojnë mediumet kroate, me Dinamo Zagrebin që është afër të transferoj futbollistin japonez, Takujo Ogivara dhe në këtë situatë Arijan Ademi mund të mbetet jashtë listës për në Ligën e Konferencës, aty ku gjigandët kroat do të luajë me Betisin e Spanjës në fazën me eliminim direkt.
Në këtë situatë tekniku Sergej Jakiroviq pritet të vendos mbi idejën që të mbush listën me futbollist të rinj dhe shqiptari të mbetet jashtë europës. 32 vjeçari u rikthye te Dinamo Zagrebi pas një aventure të shkurt në Kinë, por kishte disa probleme me lëndimet, duke mos qenë në formën e duhur.

