Gjermania Giulia Gwinn, 24 vjeç, tha këtë të mërkurë, në një konferencë për shtyp, se nuk ka pranuar të ishte në kopertinën e edicionit gjerman të revistës ‘Playboy’, para fillimit të Kupës së Botës 2023. “Preferoj të performoj në fushë”,- ka komentuar lojtarja e Bayernit.

“Unë e respektoj ‘Playboy’-n si botim, por preferoj të prezantohem si futbolliste në fushë. Në përgjithësi, besoj dhe shpresoj se kemi çështje më emocionuese dhe të rëndësishme për të diskutuar, veçanërisht në Kupën e Botës”, shtoi Giulia.
Veç kësaj, lojtarja tha se i kërkoi këshilla trajneres Martina Voss-Tecklenburg, e cila në vitin 1989, kur ishte ende lojtare, kaloi të njëjtën situatë.
“Unë mund të kisha fituar 15.000 marka në atë kohë. Dhe nuk do të kisha pasur asnjë problem nëse do të më fotografonin ashtu. Por unë kisha kaluar disa situata të pakëndshme me prindërit e mi dhe nuk doja t’i merzisja ata…
Secila lojtare duhet të marrë vendimin e saj, por është më mirë t’i tregojë asaj avantazhet dhe disavantazhet që mund të ketë kjo. I duroni dot pasojat? A ju sjellin ndonjë gjë? Nëse lojtarja është në rregull, nuk ka asgjë të keqe”, përfundoi trajnerja.

