Lazio kthehet në “supermarket” për Arabinë, Immobile drejt largimit

Lazio është kthyer në një supermarket për skuadrat nga Arabia Saudite.

Pas transferimit të Sergej Milinkovic-Savic te Al-Hilal për 40 milionë euro, tashmë në orbitën saudite ka përfunduar sulmuesi, Ciro Immobile.

Për 33-vjeçarin interesohen dy skuadra arabe, Al-Shabab dhe Al-Wheda, ndërsa presidenti Lotito ka marrë ofertën që ai dëshironte për sulmuesin, 35 milionë euro.

Një shifër e cila ka bindur numrin një të Lazio-s, por në “tryezë” është propozuar edhe kontrata e lojtarit, dy vite me opsion edhe për një vit tjetër, me ish-sulmuesin e Dortmund që do të përfitojë 18 milionë euro në sezon.

Për momentin, mediet italiane bëjnë me dije se Immobile ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij, pasi ai ka kërkuar pak kohë për t’u konsultuar edhe me familje, pavarësisht faktit se është tunduar nga kjo mega-ofertë.

“Topi” tani mbetet te sulmuesi, me presidentin Lotito, i cili po qëndron në gatishmëri pasi është pothuajse e njëjta situatë si ajo me mesfushori Sergej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close