Boksieri Senad Gashi mposht me nokaut gjigantin, Dominic Val

Boksieri nga Peja, Senad Gashi ka triumfuar ndaj boksierit gjerman, Dominic Val. Gashi i cili i përket kategorisë “Heavyweight” ka një rekord prej 21 fitoresh dhe tre humbje, ku nga 24 ndeshje, 21 i ka me nokaut.

Gashi bëri debutimin e tij profesional në 17 maj 2014 në Saarlandhalle në Saarbrücken, duke mposhtur çekun David Liska me një nokaut (TKO) në raundin e parë.

Kjo ishte fitorja e tij e 21-të në Karrierë. Ai në vitin 2019 u ndesh edhe me Derek Chisoran por që britaniku kishte fituar me vendim të jurisë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close