Pas vetëm një jave të lancimit të Superligës, tani klubet italianë kanë reaguar ndaj themelueseve të Superligës Evropiane, Juventusit, Interit dhe Milanit.

Juventus dhe Milan ende mbesin pozitive për vazhdimin e projektit, ndërsa Interi ka deklaruar largimin.
Por, 11 klube nga Serie A i kanë dërguar letër presidentit, Paolo Dal Pino duke kërkuar sanksione për këto klube.
Letra është nënshkruar nga klube që kanë qenë kundër dhënjes të së drejtave televizive “DAZN-it”, duke krijuar monopol.
Fjala bëhet për, Romën, Torinon, Bolognën, Genoan, Sampdorian, Sassuolon, Spezian, Beneventon dhe Crotonen kërkesës të cilave i janë bashkuar edhe Parma dhe Cagliari.
Ndërsa, Napoli, Lazio, Fiorentina, Atalanta dhe Verona nuk kanë nënshkruar letrën.
Ende nuk ka ndonjë reagim nga Lega Serie A nëse do të sanksionohen klubet.

