Federata e Karatesë së Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur seleksionuesit për shpresat dhe besimi për të udhëhequr gjeneratën e juniorëve (16-18 vjeç) i’a besoi Berat Jakupit. Edhe pse akoma karateist aktiv dhe reprezentues i vendit në kategori të seniorëve, federata ka vlerësuar se pikërisht përvoja e Jakupit do të jetë ndihmesë e madhe për punën me moshat e reja, duke i’a besuar pozitën e seleksionuesit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Berat Jakupi me një postim në rrjetet sociale.
“Federata e karatesë RMV zgjodhi seleksionuesit e përfaqësueses së RMV në karate. Besimi që mu dha mua si seleksionues i përfaqësueses së RMV në karate për grupmoshat e reja, saktësisht grupmosha junior është një sfidë e re për mua. Gjatë mandatit katërvjeçar do të jap maksimumin për të ngritur cilësinë në nivel botëror. Me përkushtim dhe punë kolektive shpresojmë në rezultate kulmore në nivel europian dhe botëror”, thuhet në postimin e Berat Jakupit.
Berat Jakupi ndërkohë do të vazhdojë paralel edhe si karateist aktiv që do të kërkojë medalje serioze nga garat e ardhshme europiane e botërore, ndërsa falë sukseseve të mëdha si junior dhe një medalje të bronzës në katagori të seniorëve, ai është bartës i stipendionit shtetëror edhe për 4 vitet e ardhshme.

