Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë nën udhëheqjen e trajnerit Dragan Kanatllarovski në muajin shtator do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë.

Do të jetë ky një test i mirë për gjeneratën e re të futbollistëve që do të luajnë për U21 të Maqedonisë, ndërsa në mëyrë plotësuese do të përcaktohen datat e zhvillimit të këtyre dy ndeshjeve që janë paraparë të zhvillohen ka fundi i muajit shtator.
Nuk dihet ende nëse të dyja ndeshjet do të zhvillohen në vendin tonë, apo në tokën shqiptare. Këto ndeshje do të jenë një paralajmërim për ciklin e ri eliminatorë për një vend në europianin e vitit 2025.

