Nervozohet Al-Khelaifit, thotë se do ta merr pa para futbollistin e Interit!

Milan Skriniar te PSG? Nuk ka mbaruar ende. Në të vërtetë, nëse duam, dueli i merkatos vazhdon ende dhe befas kemi një përballje shumë të ashpër mes palëve. Madje, prej disa kohësh parizienët janë përpjekur të afrojnë mbrojtësin edhe pse Inter ka kundërshtuar gjithmonë.

Zikaltrit kanë kërkuar rreth 80 milionë euro nga PSG dhe më pas kanë zbritur në 70. Shifra të mëdha edhe për Nasser al-Khelaïfi, i cili megjithatë duket se e ka humbur durimin pas më shumë se një muaji negociata. Sipas L’Equipe, ai do të kishte vepruar në vetën e parë, me mbështetjen e Campos, për të zhbllokuar sa më parë situatën.

E përditshmja franceze shkruan se Inter megjithatë do të kishte refuzuar dy oferta për Skriniar: së pari 50 milionë euro plus një lojtar, pastaj 55 milionë euro plus një lojtar. Vendim që do të kishte tërbuar Al-Khelaifin, i cili ka kërcënuar se do ta marrë lojtarin kur t’i përfundojë kontrata në vitin 2023.

Një situatë reale e pakëndshme për të dy klubet që nuk kanë dashur asnjëherë të gjenden në këtë situatë. Interi me siguri priste të kryente një operacion të ngjashëm me atë të përfunduar një vit më parë që solli Hakimin te PSG për 60 milionë plus 8 bonuse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close