Një çift i sapomartuar po bëhej gati të bënte foton zyrtare që do t’u mbetej për kujtim, ndërkohë befas, lojtari i Liverpoolit dhe i kombëtares egjiptiane, Mohamed Salah, futet fshehurazi dhe i bashkohet çiftit në një nga këto foto.

Në këtë kohë të grumbullimit, përgjithësisht kombëtaret zgjedhin ambiente të ndryshme për t’u përqendruar për ndeshjet e radhës, larg rrëmujës së qyteteve të mëdha, në mënyrë që trajneri t’u shpjegojë mirë lojtarëve projektin që pret.
Skuadra egjiptiane është e grumbulluar këto ditë në hotelin ‘Borg El Arab’, në Aleksandri, për t’u përgatitur për ndeshjet kundër Nigerisë dhe Liberisë në këtë pushim të fundit ekipor, para Kupës së Botës ‘Katar 2022’, në të cilën Salah dhe ekipi i tij nuk do të jenë të pranishëm.
Ky hotel u zgjodh nga një çift për të festuar martesën e tyre dhe më pas për të bërë fotot zyrtare të dasmës, por për habinë e çiftit në mes fotografimit futet lojtari i ekipit egjiptian, Mohamed Salah, për të bërë disa nga fotot me çift, duke i habitur të pranishmit.
Futbollisti i Liverpool është larguar, duke i dhënë lamtumirën çiftit, mes habisë dhe të qeshurave të të pranishmëve, të cilët nuk e prisnin një episod të tillë.

