Ndërron jetë trajneri i njohur i hendbollit vendor

Hendbolli vendor ka mbetur edhe pa një emër tjetër të madh, pasi mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë trajneri i njohur, Andon Boshkovski. Ky i fundit konsiderohej si një nga trajnerët më të mirë të hendbollit në vendin tonë, ndërsa ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeçare. Boshkovski pjesën më të madhe të karrierës së tij si trajner e kaloi në pankinat e Superligës së Maqedonisë së Veriut dhe në disa raste ishte edhe pjesë e përfaqësueses. Karrierën e trajnerit, Boshkovski e ka nisur në klubin ku e mbylli si hendbollist te Rabotniçki. Në vitin 2004, ai kaloi në projektin ambicioz të Metalurgut, duke marrë rolin e ndihmës trajnerit. Me Metalurgun fitoi Superligën dhe mori pjesë në Ligën e Kampionëve, para se të kalonte në Bogdanci, ku qëndroi vetëm një vit. Ai gjithashtu drejtoi ekipin e Vardarit si dhe kishte një eksperiencë në Rumani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close