Bullgaria mposhti Gjibraltarin me rezultat 5:1 në Ligën e Kombeve dhe është në një atmosferë të mirë për ndeshjen me Maqedoninë në Shkup. Kapiteni Kiril Despodov vlerëson se maqedonasit do ta shohin këtë ndeshje më shumë si një përballje politike sesa një ndeshje futbolli.

“Për mendimin tim, në Maqedoni më shumë e konsiderojnë ndeshjen si një duel politik sesa një ndeshje futbolli. Duhet të përqendrohemi dhe të marrim një rezultat të mirë. Kjo do të ndihmojë në besimin e ekipit. Ne dalim gjithmonë për të fituar. Ata do të kenë avantazhin të luajnë para publikut të tyre , por mendoj se ne do të bëjmë mirë dhe do t’i mposhtim ata”, tha Despodov.

