Në pauzën kampionale, skuadrat përveç stërvitjeve luajnë edhe ndeshje miqësore për të ruajtur formën e tyre. Kështu sot u luajtën disa duele dhe në atë më interesantin Shkendija fitoi ndaj Gostivarit me rezultat 1:0. Golin e shënoi Vllatko Stojanovski në minutën e 23-të.

Në stadiumin e Gjorçe Petrovit, skuadra e Muharem Bajramit mund Vardarin me golin e Gjurgjeviqit.
Skuadra e Ligës së Dytë, Arsimi ka mundur Rabotniçkin me rezultat bindës 3:0. Autor të golave për skuadrën e Arsimit ishin Huzri Xhemaili, Albula Imeri dhe Erion Shuku.

