Revista “Forbes”, ka egjistruar një rritje prej 23% të pagës për dhjetë pilotët më të paguar në Formula 1, në krahasim me një vit më parë. Në krye të renditjes së hartuar nga revista amerikane, për të tretin vit radhazi, është Maks Verstapeni.

Katër herë kampionati i botës arrin të mbledhë shumën prej 75 milionë dollarësh nga “Red Bull”, të ndarë mes një pjese fikse (60 milionë) dhe të ardhura të tjera të lidhura me performancën, bonuse me vlerë 15 milionë dollarë.
Vendi i nderit shkon për Luis Hamilton, i cili ka arkëtuar gjithsej 57 milionë dollarë në sezonin e tij të fundit me Mercedes.
Lando Norris me MekLarenin ndodhet i treti dhe pas rinovimit të kontratës dhe rezultateve të arritura në këtë kampionat, do të fitojë 35 milionë dollarë.
Vetëm i katërti legjenda spanjolle Fernando Alonso me Aston Martin, me 27.5 milionë dollarë. Në “top-10” janë edhe dy pilotët e Ferrarit, me Sharll Leklerk i pesti (me 27 milionë dollarë gjithsej) dhe Karlos Sainz i nënti (me 19 milionë gjithsej).

