“Shkëlqimi i Yllit” ishte monografia e promovuar nga legjenda e mundjes së vendit tonë, Shaban Sejdiu. Jeta dhe karriera e tij e përfshirë në një libër, e cila u ndihmua dhe u finansua nga Komiteti Olimpik i vendit, me qëllim për gjeneratat e reja të jetë shembull se si duhet të arrihet deri te suksesi.

Në promovimin e librit “Shkëlqimi i Yllit” morën pjesë personalitete të ndryshme nga sfera politike dhe shoqërore si dhe ish-sportist të sporteve të ndryshme. Gjatë këtij promovimi gjithahtu u shfaq edhe një dokumentar i shkurtë në të cilën u prezantua jeta dhe karriera e legjendës Sejdiu nga ish-trajner dhe sportist të mundjes.
Shaban Sejdiu mbrapa vetës ka një karrierë të bujshme, ai ka qenë katër herë pjesë e Lojrave Olimpike, dy herë është shpallur kampion Europian, dy herë nënkampion Botëror, katër herë kampion i Ballkanit si dhe dy herë kampion i Lojërave Mesdhetare.

