Oleksandr Usyk është kampion i padiskutueshëm i boksit në peshat e rënda. Madje këtë e konfirmoi duke fituar sërish ndaj Tajson Fjurit gjatë vikendit të kaluar.

Një video e tij në rrjetet sociale është bërë virale. Ku shihet boksieri ukrainas duke treguar një orë dore. Ora e Usykut është “Rolex”, por fallco dhe këtë e tregon vet boksieri ukrainas, duke thënë se e bleu në Turqi për vetëm 100 euro.
https://x.com/Home_of_Fight/status/1871856635398025311
“Është një Rolex kinez. Unë isha në Turqi gjatë përgatitjeve dhe pashë disa djem që shisnin Rolex. Kuptova që nëse e blej një, askush s’do e kuptonte se ishte false. Kështu që e mora për vetëm 100 euro”, u shpreh Usyk.
Pas meçit ndaj Tajson Fjurit, boksieri Usyk fitoi plotë 70 milionë euro.

