VIDEO/ Fansat e boksit pretendojnë se meçi mes Majk Tajsonit dhe Xhejk Poll-it ishte i montuar?!

Pak ditë më parë, “YouTuber”-i i njohur, XhejkPoll, boksoi kundër legjendarit Majk Tajson dhe tashmë në rrjetet sociale është shfaqur një video që tregon se sa shumë “përpiqej” 58-vjeçari të godiste rivalin e tij.

Ish-kampioni i botës dhe dikur boksieri më i egër në botë, nuk e goditi “YouTuber”-in, duke u nisur nga klipi i shkurtër i publikuar në rrjetin social X. Tajsoni bëri një shtirje me dorën e majtë përpara se Paul të fillonte ta ndiqte dhe të ekspozohej ndaj një grushti.

Mirëpo, Majk më pas ndali dorën, ndaj nuk është për t’u habitur që në rrjetet sociale ka komente të shumta nga fansat të cilët besojnë se meçi ka qenë i montuar.

https://x.com/proxcee/status/1858946269127041408

Së bashku me komentet se Jake dhe Mike bënë një lloj marrëveshjeje para ndeshjes, ka edhe pyetje se pse Tajsoni nuk e përfundoi goditjen kur Poll kishte harruar tashmë të mbrohej.

Kujtojmë se lufta e tyre tërhoqi më shumë se 70 mijë spektatorë në ngjarjen që u zhvillua në stadiumin AT&T në Dallas dhe miliona fansa e ndoqën luftën e tyre përmes ekraneve të vegjël. Ish-ylli i Disneit mundi Iron Majkun, me vendim unanim pas tetë raundesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close