Vajza e Maradonas sulmon presidentin e Napolit, De Laurentiis: “Po përfitoni nga dashuria e botës për babanë tim”

Marrëdhënia e vajzës së Diego Maradonës, Dalmës, me presidentin e Napolit, Aurelio de Laurentiis, nuk është më e mira.

Këtë here, Dalma, e cila nuk mori pjesë në festën e kampionëve të Italisë, sulmoi ‘të fortin’ e Partenopeit, duke e akuzuar se ka shfrytëzuar dashurinë e botës për legjendën argjentinase për të nxjerrë fitime.

“Më ndaluat të hyja në stadiumin që mban emrin e babait tim, falënderoj nga zemra të gjithë napolitanët për dashurinë që treguan.

Turp për presidentin e klubit që më ndaloi hyrjen në stadiumin që mban mbiemrin tim. Unë nuk dua që ju të rreshtoni xhepat tuaj, duke përfituar nga dashuria e botës për babain tim.

Ka gjëra që nuk mund t’i blesh, nuk e di sa bukur është të ecësh nëpër Napoli dhe të ndjesh dashurinë dhe përqafimet e atyre që e donin babanë tim.”

Kujtojmë se përballja e parë daton në dhjetor të vitit 2021, kur vajza e Maradonës kishte udhëtuar nga Argjentina në Napoli për të filmuar një dokumentar për nder të babait të saj dhe legjendës së futbollit.

Megjithatë, ajo nuk u lejua të hynte në stadium, ndërsa këshilli i qytetit ia mohoi hyrjen, pasi të huajt nuk lejoheshin të hynin në stadium të enjten dhe të premten dhe nuk kishte njeri që ta shoqëronte në fundjavë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close