Tragjike! Ishte vetëm 24 vjeç, ndahet nga jeta rekordmeni i maratonës

Bota e sportit në zi. Mbajtësi aktual i rekordeve botërore të maratonës, Kelvin Kiptum, dhe trajneri i tij, Gervais Hakizimana, vdiqën në një aksident rrugor të dielën mbrëma jashtë qytetit të Eldoretit të Rift Valley, konfirmoi policia keniane.

Atleti 24-vjeçar kenian, i cili po ngiste një Toyota Premio, dhe trajneri i tij vdiqën në vendin e përplasjes, tha për CNN komandanti i policisë së qarkut Elgeyo Marakëet, Peter Mulinge.

Një person i tretë mbijetoi me lëndime të rënda, shtoi Mulinge.

“Ai humbi kontrollin, doli nga rruga, hyri në një kanal 60 metra larg dhe goditi një pemë të madhe,” tha Mulinge. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 (koha locale).

Rekordi botëror i maratonës së Kiptum prej 2:00:35, i vendosur në maratonën e Çikagos në tetor të vitit të kaluar, u ratifikua vetëm disa ditë më parë nga World Athletics.

Ai e përmirësoi kohën e tij më të mirë personale me 50 sekonda për të mposhtur rekordin 2:01:09 të vendosur nga kolegu Kenyan Eliud Kipchoge, i cili konsiderohet gjerësisht maratonisti më i madh i të gjitha kohërave.

Kiptum besohej gjerësisht se ishte pasardhësi i Kipchoge dhe një pretendent i mundshëm për ta ulur kohën e maratonës në më pak se 2 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close