Myrto Uzuni dhe Barcelona ia kanë dalë të barazojnë përballë Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të La Liga-s spanjolle. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Camp Nou”, përfundoi me barazimin 3-3.
Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, ku protagonist në një nga këto 6 gola ishte dhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ia doli të asistonte në golin e dytë për të tijët, që ishte edhe i përmbysjes për 1-2, madje zhvilloi një ndeshje fantastike.
Por kjo nuk mjaftoi pasi Barcelona gjeti golin për 2-2. Ku vetëm 3 minuta më vonë Granada gjeti përsëri avantazhin. Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Yamal shënoi golin për 3-3, i cili ishte dhe rezultati përfundimtar.
Pas këtij barazimi Barcelona mbetet në vendin e tretë me 51 pikë, ndërsa Granada në kuotën e 13 pikëve në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit.
Asistimi i Uzuni. (VIDEO)
Golat e sfidës. (VIDEO)