Sot të gjithë besimtarët të fesë muslimane kanë filluar agjerimin në muajin e Ramazanit, ndërsa tifo grupi “Shvercerat” nga Shkupi vijnë me një gjest human që në ditë e parë të këtij muaji të vlefshëm.

Përkrahësit e FC Shkupit, kanë marrë iniciativë të shpërndajnë disa pako ushqimore për familjet në nevojë, ndërsa njoftimin e kanë bërë vet në faqen zyrtare të tyre.
NJOFTIMI I PLOTË :
Të nderuar qytetarë të Shkupit, sot në ditën e parë të muajit të Ramazanit, disa nga anëtarët e tifo-grupit tonë po shpërndajnë disa pako ushqimore për familjet në nevojë.
Ta fillojmë të buzëqeshur këtë muaj të Ramazanit dhe t’i ndihmojmë njëri tjetrit.
Kjo kohë e vështirë pandemie do të kaloj dhe ne prap do të takohemi në tribunë, e deri atëherë kujdesuni për veten dhe për të afërmit tuaj.
Nga zemra ju urojmë muajin e shenjtë të Ramazanit!
Ne jemi këtu, çdoherë që ju do të keni nevojë!

